Policia publikon emrat e 22 personave më të rrezikshëm në Tiranë, kërkon ndihmë

Prishtinë | 20 Jan 2019 | 13:16 | Nga Ekonomia Online

Policia shqiptare në një postim në Facebook ka publikuar 22 emrat e personave të kërkuar, me ç’rast kërkon ndihmë për gjetjen e tyre.

Siç shihet në fotot e publikuara të kërkuarit janë të dënuar me burg të përjetshëm, ose burgim mbi 20 vjet, kryesisht për vrasje.

“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në postimin e Policisë së Shtetit.

Të ngjashme