Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos së personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Personi i dyshuar është KRIST (NDUE) NUA, i lindur me 01.06.1983 në Pejë me banim në fshatin Budisalc-Klinë.
Siç njofton kumtesa e Policisë, i dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:
3 raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”
1 rast për veprën penale “Falsifikim i parasë”
1 rast për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë dhe Gjykata themelore Gjakovë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]