Policia raporton për armëmbajtje pa leje në Kaçanik

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Stacioni i policisë në Kaçanik ka pranuar një informacion se një person në një rrjet
social, ditë më parë kishte shpërndarë një video, ku shihej me një armë zjarri në
brez, përcjell Ekonomia Online.


Policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe
nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë
nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që sot, datë 30.08.2023 rreth orës 08:00 të
identifikojnë personin e dyshuar L.B (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili është shoqëruar
në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me
vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore,
ndërsa arma ( pistoletë) është konfiskuar.


Rasti është cilësuar ‘’ Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i
armëve ‘’

Të ngjashme