Vetëm për ditën e djeshme katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë Rajonale të Gjakovës.
Në Rahovec dhe Malishevë dy gra janë sulmuar nga vëllezërit e tyre, ku të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ndërsa pas një mosmarrëveshjeje tjetër në një familje më Rahovec dy meshkuj e kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre, ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Edhe në Gjakovë një i dyshuar ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën. Në të gjitha rastet të dyshuarit kanë përfunduar në mbajtje.