Rreth orës 15:20 minuta në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, një shofer i dyshuar ka lëvizur me automjet të llojit “Seat Altea” nga “Qafa e Kishës” në drejtim të Ambulancës Stomatologjike, njofton zyra për media e policisë në rajonin e Prizrenit.
“Meqë rruga është një koheshe, i dyshuari ka lëvizur nga ana e kundërt dhe si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, e humbë kontrollin ndaj automjetit dhe vetura fillon të rrokulliset me ç ‘rast pësojnë tre qytetarë, një veturë e parkuar; disa karrige dhe një tavolinë e një pastiçerie dhe në fund përfundon në një shtyllë elektrike prej betoni. Dy të lënduar lehtë, pas trajtimit mjekësor janë liruar për në shtëpi ndërsa i treti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK në Prishtinë. Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes. Shoferi i dyshuar është ndaluar dhe po mbahet në masën e arrestit policor”.