Policia ruse raportohet të ketë bastisur shtëpinë e aktivistes opozitare Lyubov Sobol në orët e hershme të së premtes dhe më pas e ka marrë në pyetje, ka bërë të ditur kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny dhe mbështetësit e tij, raporton Reuters.
Mbështetësit e Navalnyt kanë thënë se veprimi i policisë mund të jetë një kundërpërgjigje e policisë ndaj saj pasi ajo është përpjekur të trokiste në derën e një agjenti të dyshuar të sigurimit të FSB-së në Moskë, për të cilin Navalny thotë se mori pjesë në komplotin për helmimin e tij në muajin gusht.
FSB-ja ka hedhur poshtë pretendimet e Navalnyt, derisa i ka cilësuar si provokime.