Gjatë javës së kaluar, Policia në rajonin e Prishtinës ka sekuestruar 11 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm dhe 99 armë të ftohta (thika).
Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media, ku thuhet se nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 161 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.
Pas përfundimit të procedurave policore, të dënuarit me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4723 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, bëhet e ditur tutje në komunikatë.