Policia sekuestron kokainë në vlerë të 7 mijë eurove

Prishtinë | 30 Gus 2023 | 19:52 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prizren ka sekuestruar substancë narkotike të llojit kokainë në vlerë të shtatë mijë eurove.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se droga në fjalë ishte gjetur tek A.E. në rrugën “William Walker” në Prizren.

“Tek ai gjatë kontrollit janë gjetur dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 2,55 gram, të cilit i është sekuestruar edhe një automjet”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë kontrolluar edhe disa shtëpi. Pasi janë ndërmarr, këto veprime policore me vendim të prokurorit kujdestar dy persona të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, përderisa hetimet janë duke vazhduar nga antidroga në Prizren.

Operacioni i bastisjes dhe kontrollit ka vazhduar në tri lokacione dhe si dëshmi materiale janë sekuestruar:
• Të holla kesh 1140 Euro dhe 40 Franga zvicerane
• Një DVR @LHUA
• Një shtëpizë e kompjuterit ngjyrë e zezë llojit DELL,
• 45 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 23,04 gram
• Tri qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 52,34 gram
• Një peshore digjitale
• Një qese najloni e mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshë 1,76 gram
• Dy telefona mobil dhe
• Një automjet Citroen ngjyrë e bardhë me targa vendore./Klankosova.tv

Të ngjashme