Policia sekuestron mbi 12 mijë euro dhe qindra mijëra dinarë në Jarinjë

| 21 Maj 2022 | 10:44 | Nga

Policia kufitare në pikëkalimin në Jarinjë ka sekuestruar një shumë të konsiderueshme parash të valutave euro dhe dinarë.

Një person është arrestuar për mosraportim të parave, dhe pjesëtarët e policisë i kanë gjetur mbi 12 mijë euro dhe mbi 360 mijë dinarë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 kurse shoferi i arrestuar është i nacionalitetit serb.

Sipas policisë rasti është përcjellur te Dogana e Kosovës.

Të ngjashme