Policia serbe arreston tre shtetas të Maqedonisë, dalin pamjet

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarët e MPB-së në Beograd kanë zbardhur disa vepra penale të vjedhjes së rëndë dhe kanë arrestuar tre shtetas të Maqedonisë së Veriut, njëri prej të cilëve ka edhe shtetësi serbe, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se e kanë kryer këtë vepër penale, shkruan EkonomiaOnline.

Policia arrestoi B. S. (1997), B. N. (1990) dhe A.K. (1998), të cilët akuzohen se gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të këtij viti kanë hyrë në banesa dhe shtëpi në territorin e Beogradit me mjet të posaçëm për hapjen e dyerve të blinduara dhe atyre iu kanë vjedhur para, bizhuteri, orë dhe sende të tjera me vlerë.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë e Tretë Themelore Publike në Beograd.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme