Policia serbe ka arrestuar Stojkoviqin, thotë Videnoviq

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Policia në Serbi ka arrestuar një avokat me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike, Çedomir Stojkoviq.

Lajmi është bërë i ditur përmes një reagimi publik të profesorit universitar nga Beogradi, Ivan Videnoviq.

“Policia sapo ka arrestuar një avokat me urdhër të VJT Çedomir Stojkoviq”, ka shkruar Videnoviq.

Stojkoviq njihet si një zë i hapur kundër regjimit në Serbi dhe politikave të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se Stojkoviq ishte arrestuar më herët pasi kishte bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Mu për këtë, Sanduloviq kishte deklaruar se ishte rrahur nga shërbimi sekret serb pas këtij veprimi, ndërsa në urdhër-arrestin ndaj tij thuhej se kishte nxitur urrejtje kombëtare, racore dhe fetare, pikërisht për shkak të homazheve në Prekaz. Autoritetet serbe nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për arrestimin e fundit.

Të ngjashme