Sërgjan Jovanoviq, anëtari i Bordit të Partisë së Pavarur Liberale njëherësh këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj është ndaluar në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.
Siç bën të ditur, SLS, pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë e ndaluan atë në rrugën drejt Vranjes, duke i thënë se kishin urdhër për ta mbajtur atë derisa anëtarët e BIA-së erdhën dhe biseduan me të.
Partia rikujtoi se gjatë muajve të kaluar në Merdare janë ndaluar dhe pyetur nga Policia serbe kryetari i SLS-së, Sllobodan Petroviq, anëtarët Boban Stankoviq, Nebojsha Jakovleviq dhe Sreçko Spasiq.