Policia shënon 25-vjetorin e themelimit me plot aktivitete

Prishtinë | 04 Sht 2024 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Në aktivitetet e parapara, të cilat kanë filluar të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në ceremoninë qendrore e cila mbahet me 6 shtator, pritet të marrin pjesë personalitetet e larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.

Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë prezantuar disa pajisje elektronike, si dronë e bllokues të frekuencave. Kjo e fundit shërben me qëllim që të pengojë ose bllokojë plotësisht çdo pajisje elektronike.

“Kjo është një pajisje anti-dron, është për neutralizimin e dronëve ilegal, që operojnë pa leje, që nuk i përfillin procedurat ligjore. Ky është kostumi anti-bomb me helmetë dhe pajisje komplet dhe peshon dikund 40 kilogram që e vesh operatori gjatë neutralizimit të mjetit shpërthyes, kurse kjo këtu është pajisja ‘Jammer’ ose bllokues i frekuencave që funksionojnë me frekuenca”, tha zyrtari policor.

E disa fëmijë thanë për Ekonomia Online se ëndrra e tyre është të bëhen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ndër aktivitetet e organizuara jenë garat sportive të cilat tashmë janë realizuar, parada një zyrtar-një fëmijë në dy sheshe të Prishtinës, muzikë dhe vallëzim e prezantime të ndryshme.

Agjenda e detajuar e aktiviteteve:

  • 04.09.2024

10:00 – 14:00: aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP)  dhe demonstrimi i disa njësive speciale të PK-së në shesh -Vendndodhja: Prishtinë sheshi Zahir Pajaziti.

Aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP)

Akomodimi – sistemimi i pjesëmarrësve rreth platosë (fëmijët me balona),

Fillimi i ndeshjes së futbollit: policët e rinj  dhe një klub i futbollit  U-17,

Parada sheshi ‘Ibrahim Rrugova’–‘Zahir Pajaziti’ një zyrtar–një fëmijë,

Recital nga fëmijët  dhe realizim i vizatimeve për Policinë,

Muzikë dhe vallëzim modern nga Policia dhe fëmijët,

Prezantimi nga Njësitë Speciale të PK-së

Njësia e Dronëve dhe Anti dronëve,

Njësia K-9, (njësia me qen),

Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME).

  •  06.09.2024

08:00-16:00 – porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë),

11:00 – 13:00 – ceremonia qendrore -Vendndodhja: hotel Emerald,

14:00 – 15:00 – Aktivitete tjera.

Të ngjashme