Policia shpenzon rreth një milion euro për ushqim

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës do të shpenzojë rreth 1 milion euro për furnizim me ushqim për pjesëtarët e saj në të gjithë vendin.

Përmes njoftimit për nënshkrim të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregulltiv të Prokurimit Publik, Policia ka bërë me dije se kohëzgjatja e kësaj kontrate do të jetë 36 muaj.

Shuma e saktë e parave që janë ndarë për këtë tender është 944 mijë e 150 euro.

Për të kryer këtë furnizim, ofertat i kishin dorëzuar katër kompani, por që në fund fituese është shpallur kompania “Beni Dona Plast”, shkruan Express.

Kontrata është nënshkruar më 9 mars të këtij viti. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme