Teksa vendi po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga COVID-19, zyrtarët policorë janë gjatë tërë kohës në terren për të shikuar nga afër se a po respektohen masat antiCOVID, të vendosura nga institucionet përgjegjëse.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka shqiptuar 924 gjoba në bazë të ligjit antiCOVID.
Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati numër të madh të gjobave të cilat u shqiptuan për mos-respektim të këtyre masave.