Policia sot prezanton të arriturat e saj për vitin 2023

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Viti 2023, është karakterizuar me plot zhvillime për Policinë e Kosovës.

Shumë sfida, angazhim por edhe suksese, mund të thuhet se ishte ky vit për ta.

Andaj një nga një ato do të përmblidhen sot.

Organet e rendit, do të publikojnë të arriturat e tyre për këtë vit.

Ky prezantim do të bëhet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Kjo ngjarje do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme.

Të ngjashme