Policia sulmohet me gurë në Hanin e Elezit

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Një person raportohet se e ka gjuajtur me gurë policinë në Hanin e Elezit.

Rasti ka ndodhur javën e kaluar, më 24 shtator, njofton raporti 24 orësh transmeton Klankosova.tv.

Me këtë rast, dy vetura zyrtare janë dëmtuar.

“Njësiti policor kishin filluar ndjekjen e personit të dyshuar, mirëpo nuk kishin arritur ta ndalojnë për shkak të terrenit të panjohur. Në konsultim me prokurorin ku fillimisht ishte iniciuar një shënim zyrtar. Më 30.09.2025 pas veprimeve hetimore me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë”, thuhet në njoftim.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

Hani i Elezit / 24.09.2025-21:45. Sektori i Hetimeve DPK-Prishtinë, derisa ishin në pikë kontrolli duke vëzhguar për punën e aktiviteteve policore, ishin goditur me gurë nga një person i panjohur. Me ketë veprim ishin dëmtuar dy veturat zyrtare të PK-së. Njësiti policor kishin filluar ndjekjen e personit të dyshuar, mirëpo nuk kishin arritur ta ndalojnë për shkak të terrenit të panjohur. Në konsultim me prokurorin ku fillimisht ishte iniciuar një shënim zyrtar. Më 30.09.2025 pas veprimeve hetimore me vendim të prokurorit rasti është inicuar si më lartë.

Të ngjashme