Rruga në Graçanicë është liruar, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rruga në Graçanicë është liruar”, tha ai shkurt për Gazetën Express.
Tubimi ka filluar në mëngjes, ndërsa Policia e Kosovës prej dje ka lajmëruar që rruga në Graçanicë do të ndërpritet për automjete. Mirëpo, PK ka njoftuar që automjetet do të riorientohen në rrugë alternative derisa të përfundojë Vidovdani.