Policia tregon se si u desh të thyhej dritarja për të hyrë brenda dhomës ku u gjet i vdekur një person mbrëmë

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndodh një vdekje të dyshimtë në Pejë.

Lidhur me këtë është kontaktuar edhe Policia e Kosovës për Rajonin e Pejës. Zëdhënësi i PK-së në Pejë, Xhevat Ibraj ka konfirmuar rastin, ku shtoi se për të janë njoftuar rreth orës 20:26.

“Policia ka pranuar informacion se në rrugën ‘Agush Gjoci’ në Pejë, viktima m/k/sh ishte pa shenja jete në shtëpinë e tij. Shqetësimin e kishin shprehur familjarët e viktimës të cilët kanë kërkuar nga policia të shkojë në vendin e ngjarjes, meqë viktima nuk ishte lajmëruar përmes telefonit. Policia ka shku në vendin e ngjarjes ka kontaktuar ankuesin i cili më pas në prezencën e policisë rreth orës 21:00 e ka thyer xhamin e dritares dhe pasi që kanë depërtuar në brendësi të shtëpisë aty në një dhomë në krevat kanë vërejtur të ulur personin viktimë L.R, 1978 pa shenja jete”, tha ai.

Ibraj shtoi gjithashtu se tek viktima nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime, sipas ekipit mjekësor të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen.

“Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mësuar të gjitha rrethanat e këtij rasti dhe me shikimin e vendit të ngjarjes do të vazhdohet edhe nesër. Trupi i pajetë i viktimës është bartur nga vendi i ngjarjes, me urdhër të Prokurorit dërgohet në Institutin Mjekësor Ligjor në Prishtinë për obduksion”, shtoi ai, shkruan indeksonline.

Ndryshe rasti do të hetohet nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme