Policia tregon si ndodhi vjedhja në Terminalin Doganor në Merdare

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka treguar si ndodhi vjedhja në Terminalin Doganor në Merdare.

Sipas raportit 24 orësh, është thyer muri  prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë  të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtarë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme