Policia tregon si u vra hajni në oborrin e shtëpisë nga pronari

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Katër grabitës të armatosur ia kishin mësyer ta plaçkitnin shtëpinë e një mërgimtari po sa kishte ardhur nga Zvicra për pushim në Kosovës, mirëpo ata nuk janë dalur dhe kanë hasur në rezistencë.


Një mërgimtar nga Shtimja që jeton në Zvicër është plagosur nga plaçkitësit derisa kishin tentuar ta vjedhin shtëpinë e tij, madje ai është konfrontuar fizikisht me ta.

Por, të gjithë këtë ngjarje e kishte dëgjuar vëllai i mërgimtarit pas krismave që bëheshin, ai ka dal menjëherë nga shtëpia për t’i shkuar në ndihmë vëllait të tij.

Pas kësaj ata janë vërsulur hajnave në ndjekje ku edhe njërin e kanë goditur për vdekje pas përleshjes fizike me mjete të forta.

Deklarata e plotë e Policisë së Kosovës se si rrodhi e gjithë ngjarja:

“Rreth orës 3:20 kemi marrë informacion se në lagjen e pajtimit në shtime ka të shtëna me armë zjarri dhe përleshje fizike në mes të disa personave. Policia ka shku në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se dyshohet se katër persona të maskuar kanë hyrë në një shtëpi me qëllim grabitjen, në shtëpi e kanë takuar pronarin e shtëpisë i cili ka ardhë dje prej Zvicrës.

Personat e maskuar kanë kërkuar nga pronari i shtëpisë që  të dorëzohet, pasi nuk është dorëzuar,  njëri nga grabitësit e ka plagosur në këmbë pronarin e shtëpisë. Pas plagosjes së pronarit, grabitësit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Pronari ka zbritur poshtë shtëpisë dhe e ka takuar vëllain e tij.

Ata bashkë i kanë ndjekë të dyshuarit, diku jashtë oborrit janë takuar me njërin prej të dyshuarve, dyshohet të jetë i njëjti që e ka plagosur pronarin. Ai ka shtënë përsëri në drejtim të pronarit të shtëpisë dhe vëllait por nuk i ka qëlluar.

Dyshohet se aty janë përleshur fizikisht në mes vete, janë goditur me mjetë të forta./gazetametro.net

Të ngjashme