Policia u shpërndan fletushka qytetarëve: Përdorimi jo i duhur i bombolave të gazit paraqet rrezik

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të projektit “Bombolat e gazit vrasin” me datën: 05.05.2021 stafi i Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim ka realizuar një fushat lidhur me rreziqet dhe pasojat gjatë përdorimit të bombolave të gazit si dhe kujdesi që duhet pas nga këto pajisje.

Si aktivitet përcjellës i kësaj fushate janë shpërndarë fletushka vetëdijesuese për qytetarët dhe bizneset.

“Materiali senzibilizues është përgatitur në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik respektivisht me Inspektoratin për Energji dhe me përkrahjen e komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se një fushatë e tillë është duke u realizuar edhe në rajonet tjera të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme