Policja me bikini kap hajdutin që tentoi ta vjedhë

Prishtinë | 30 Kor 2016 | 11:04 | Nga

Një grua po merrte rreze dielli në një park, kur një hajdut i afrohet dhe tenton që ti vjedhë telefonin. Por ajo që ndodh më pas të lë pa fjalë.

Hajduti ishte shumë i qetë dhe i pa shqetësuar, pasi ishte i sigurt që tashmë kishte një telefon të ri, por nuk kishte menduar se personi që do të vidhte ishte një police.

Gruaja me bikini hidhet mbi të dhe e detyron të dorëzojë telefonin e marrë. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në pakun “Ralambshovsparken” të Stokholmit, ku Mikaela Kellner, një police energjike jashtë shërbimit, ka kryer më së miri detyrën e saj.

Disa të pranishëm kanë filmuar ngjarjen dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale, duke u kthyer në virale brenda pak kohësh.

Ajo që ka pëlqyer foton ka qenë edhe vetë policja, e cila pasi ka treguar çfarë ka ndodhur në mënyrë zbavitëse, ka lënë një mesazh për të gjithë: “Kujdes nga hajdutët e çantave”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme