Me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në poligonin e shenjëtarisë sportive të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës (FShSK), është bërë rregullim i përgjithshëm i poligonit, duke përfshirë tavanin, muret, dyshemenë, ndriçimin, platformën për mbajtjen e caqeve, etj.
Përderisa me mbështetje nga Fondi Zhvillimor i Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive (ISSF), Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës është furnizuar me një sistem prej dhjetë caqe elektronike, dhjetë pushkë standarde dhe dhjetë pistoleta standarde.
Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë, Gzim Hazrolli, tha se pavarësisht pandemisë nuk e kanë ndalur punën për sportistët.
Sipas tij, me këto investime, poligoni i shenjëtarisë sportive në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ofron kushte bashkëkohore për stërvitje të barabarta me kushtet e kërkuara në garat ndërkombëtare.
“Pas luftës çlirimtare gjithë infrastruktura ka qenë e shkatërruar njëjtë kam pësuar edhe infrastruktura e sportit të shenjëtarisë. Viti 2020 do të mbahet mend si një vit i brishtë, edhe sporti i shenjëtarisë është përballur me vështirësi”.
“Federata nuk ka pushuar aktivitetin gjatë kësaj kohe por jemi angazhuar që të punojmë për sportistët tanë. Sot kemi një poligon të rregulluar. Është një investim prej 100 mijë euro”.
Zëvendësministër i MKRS-së, Engelbert Zefaj ai ka thënë se shumë shpejt pret nga kjo në nivel ndërkombëtar.
“Po më vjen mirë që po e shoh përmirësimin e kushteve, në mesin e kësaj federate dhe po më bënë të ndjehem i sigurt që shumë shpejt kjo federata di të na bëjë krenar edhe në nivel ndërkombëtar”.
Kryetar i KOK-ut Besim Hasani thotë se Federata e Shenjëtarisë po plotëson kushtet për sportistët elitar. Ai i ka ofruar mbështetje Federatës së Shenjëtarisë, raporton EO.
“Sot është një ditë e veçantë për federatën e shenjëtarisë sepse po plotëson kriteret për suksesin e sportistëve elitar. Kjo federatë po pajisjet me pajisje më bashkëkohore”.