Politika e akuzave dhe linçimeve duhet të përfundojë

Prishtinë | 22 Maj 2025 | 15:30 | Nga Shenoll Muharremi

Dmth nuk kalon asnjë ditë pa i sulmu gazetarët e mediat nga kampi i LVV. Dje ishte një rast, e sot menjëherë një tjetër. Kjo parti tashmë po shihet që ka nevojë urgjente me u reformu. A ka më ulët se me i pa ish-gazetarët, tash kinse politikanë, duke i sulmu ish-kolegët e tyre? Kjo politikë e akuzave, linçimeve, përçarjeve duhet me përfundu. LVV e ka humbë rrugën me këto sjellje, por edhe argumentin dhe arsyen. Cfarë modeli janë ata me këto sjellje për gjeneratat e ardhshme? A i kishin leju fëmijët e tyre me u rritë në një frymë e shoqëri të tillë? Me të vërtetë i duhet një reflektim dhe reformim i thellë. Pushteti i tepërt na e keqësoi këtë parti. Të mbushin me negativitet, duke mos ofru asgjë thelbësore për sfidat e të tashmës dhe të së ardhmës.

Të ngjashme