Lëvizjet migruese të popullsisë sot janë shndërruar në një fenomen të rëndësishëm shoqëror të cilat karakterizohen me implikime të mëdha për zhvillimet demografike, socio- ekonomike, politike etj. Ato janë shndërruar në determinant shumë të fuqishme të transformimit të lëvizjes dhe strukturës demografike si dhe e mënyrës së jetesës së njerëzve si në vendet e origjinës ashtu edhe në ato pritëse
Kosova edhe 20 vjet pas çlirimit po ballafaqohet me problemin e emigrimit i cili mund të konsiderohet ‘thembra e Akilit”, me pasoja të gjera në të gjitha segmentet e jetës.Kosova historikisht ishte dhe mbeti territor tipik emigruese, intensiteti i të cilave në masë të konsiderueshme varej nga faktorët politik, ekonomik, social, historik demografik etj. Niveli i ulët i zhvillimit ekonomik, shkatërrimet nga luftërat si dhe situata jo e favorshme politike, janë faktorët kryesorë që ndikuan në shpërnguljen e popullsisë së Kosovës.
Megjithatë, emigrimet e popullsisë nga Kosova vazhduan edhe pas luftës së vitit 1999- në Kosovën e lirë, edhe pse paraprakisht ekzistonte bindja se me lirin dhe pavarësinë, Kosova do të shërohej edhe nga kjo plagë e vjetër shekullore.
Nuk ka dyshim se fajtori kryesor për këtë gjendje janë qeveritë e Kosovës së pas luftës të cilat bën shumë pak për zhvillimin ekonomik të saj, përkundër paralajmërimeve të shumta nga institucione vendor e veçmas ato ndërkombëtare të cilat dy parametrat kryesor ekonomik: papunësinë dhe varfërinë i cilësojnë si faktorë kryesorë që rrezikojnë stabilitetin e Kosovës.
Raportet e organizatave ndërkombëtare (UNDP) tregojnë se në Kosovë në varfëri jetojnë 34% e popullsisë ndërsa 18% në varfëri të skajshme. Pra në Kosovë në varfëri jeton çdo i 3 banorë , ndërsa në varfëri të skajshme 5.5 banorë.Me shkallë të papunësisë 35-40%, ku mbi 75% të papunëve i takojnë grup moshave më aktive 16-39 vjet, atëherë problemi vetëm sa thellohet. Shqetësuese është fakti i rritjes se papunësinë edhe te personat me arsimim te lart duke filluar nga viti 2006, që ka ndikuar ne rritjen e kësaj kategori ne pjesëmarrjen e emigrantëve (nga 17% në 31.5% ne periudhën pas luftës).
Sipas ekspertëve te ekonomisë në periudhën pas luftës, Kosova ka pasur një rritje ekonomike e cila ka qenë e varur nga konsumi, nga investimet publike, nga shpenzimet qeveritare e cila nuk mund të konsiderohet rritje e qëndrueshme. Kjo rritje gjithashtu ishte e pamjaftueshme për të zbutur problemet ekonomike dhe sociale, siç janë papunësia dhe varfëria.
Kushkojnë kosovaret psene Kosovë nuk rrinë
Në periudhën pas luftës së vitit 1999 nga Kosova në drejtim të vendeve të Evropës dhe vendeve tej oqeanike kanë emigruar rreth 350 mijë banorë me një mesatare prej mbi 19 mijë persona brenda vitit. Megjithatë problemi nuk qëndron vetëm nga aspekt sasior ( ne numri i të emigruarve) por problemi edhe më madhor është aspekti cilësore e cila manifestohet në strukturën e popullsisë e cila mbetet.
Emigrojnë të rinjet e arsimuar, të përgatitur për treg pune, të cilët kanë vullnet për punë, të cilët janë të aftë për tregun e punës, të cilët bartin barrën kryesore të zhvillimit demografik, social e ekonomik të vendit. Gjithsesi motivet ekonomike janë dominuese kur është ne pyetjeemigrimi i të rinjve drejt vendeve perëndimore, por ne rastin e Kosovës ekzistojnë edhe motive tjera shtesë te cilat do të duhej të shqetësonin qarqet politike të vendit si vendimmarrëse dhe përgjegjës për zhvillimin e vendit. Nuk e di cila qeveri ose politik nuk do te ndihej përgjegjëse për mungesë te zhvillimit ekonomik te vendit nëse gjysma e popullsisë së vendit dëshiron që të largohet nga vendi siç është rasti i Kosovës ose vendi kuvetëm në një ambasadë ka mbi 50 mijë kërkesa për viza pune siç është rasti me ambasadën Gjermane ne Kosovë.
Edhe pse shumica emigrojnë për shkak të punës ka edhe një numër të madh faktorësh me të cilët ballafaqohet shoqëria kosovare që po përshpejtojnë procesin e emigrimit: siç janë: padrejtësitë ne te gjitha sferat e jetës, nepotizmi ose partiakomania duke ja u venitur shpresat rinisë dhe popullsisë së aftë që mundi dhe përpjekja e tyre për jetë më të mirë, përpjekjet e tyre në tregun e punë do të paguhen në mënyrë adekuate. Njerëzit janë të pakënaqur me kualitetin e jetës në Kosovë në përgjithësi. Nuk janë të kënaqur me vlerat e krijuara nga sistemet qeverisës të pasluftës të cilat nuk ndryshojnë në Kosovë. Njerëzit kërkojnë një sistem të vlerave të mirëfillta në të cilin jeta do të zhvillohej në mënyrë normale e bazuar në vlera e jo në nepotizëm, anime partiake duke mënjanuar meritokracin si vlerë.
Për të qenë ironia edhe më e madhe shpesh here kemi dëgjuar politikanet kosovar duke u bërë thirrje qytetarëve që të rrinë në Kosovë, të mos e lëshojnë Kosovën. Qytetarëve në vendin e të cilëve nuk kanë punë, janë me fakultete e nuk kanë shanse për punë, familjet e tyre jetojnë në varfëri të skajshme, fëmijët e tyre nuk kanë çka të hanë sepse nuk janë të afërt me politiken, nuk kanë lidhje familjare me ‘të fortit”etj., duke ushtruar presion psikologjik me padrejtësi në të gjitha segmentet e jetës, duke filluar nga degradimi i sistemit shëndetësor, arsimor e kulturor e deri tek mohimi i punësimit, për shkak se të gjithë politikanët pa dallim u përkujdesën për punësimin e familjarëve të tyre dhe të militantëve partiak.
Partiakomania dhe nepotizmi si faktor të emigrimit
Sot në Kosovë është realitet se pakënaqësia e popullit e sidomos rinis është shumë e madhe. Është realitet i hidhur se lidhjet dhe njoftuesit janë të domosdoshme që nga regjistrimi i fëmijëve ne çerdhe e ndoshta edhe me herët që në lindje e deri te vizitat mjekësore. Fatkeqësisht “kulturë” në të gjithë zhingjirin e përparimit dhe ngritjes profesionale bazohet në linja partiake dhe nepotiste.
Tregu i punës është deformuar plotësisht, kriteret profesionale të konkurseve janë zëvendësuar me kriterin nepotik dhe institucionet vazhdojnë të mbushen me familjarë të njerëzve në pushtet e me militantë partiakë. Anashkalimi i më të mirëve, punësimi dhe avancimi i më të dobëtëve është shndërruar në virtyt.
Kriteri partiak para atij profesional i pranishëm sidomos në sektorin publik po krijon jo profesionalizëm dhe po nxit pakënaqësi ne këtë sektorë sepse nuk kemi të bëjmë me ekspert që janë në krye të profesioneve të tyre duke filluar këtu që nga zyrtaret administrativ e deri te mjeket e profesorët universitar. Rritja e pjesëmarrjes së emigrantëve me arsim të lartë në pjesën më të madhe është pasoj e një qasje e tillë e përhapur gjerësisht në Kosovë.Kjo ka bërë që qytetarëve t’iu ofrohen shërbime të dobëta e joprofesionale, të dëmtohet konkurrenca e shëndoshë në tregun e punës dhe mundësia e barabartë për të gjithë, duke na udhëhequr kështu drejt varfërisë, jo prosperitetit, jo zhvillimit ekonomik, korrupsionit, nepotizmit, dhe gradualisht zbehen e po e zbehin shpresën e cila nuk na kishte munguar as pra luftës.
Duke e parë se nuk ka asnjë shans për një jetë më të mirë në këtë shtet të kriminalizuar, qytetarët e lënë pas dore sidomos të rinjtë kanë humbin shpresën se mund të gjejnë një vend pune nëse nuk kanë lidhje familjare e partiake me njerëzit në pushtet, me njerëzit e pushtetshëm, duke e konsideruar ikjen nga Kosova si zgjedhje e vetme për punësim dhe sigurim të ekzistencës për vete dhe familjet e tyre.
Me këtë qasje, Kosovës po i shkaktohen humbje të shumëfishta si: popullsisë nuk i ofrohen shërbime profesionale duke përfshirë shërbimet mjekësore, arsimore, juridike etj., nxisin emigrimin e kuadrove ku humbjet janë të pa kompensohem ( harxhuammjera euro në shkollimin e tyre, të tjerët përfitojnë ekspert të gatshëm), përcjell kjo me humbje demografike, ekonomike, sociale, duke rrezikuar qenien kombëtare etj.
Pasojat e veprimeve të tilla i kanë ngritur si shqetësim edhe shumë institucione ndërkombëtare por siç duket përfitimet janë aq të mëdha sa që askush nuk do ta di se çfarë thotë ambasadori amerikan ose britanik dhe çfarë pasoja afatgjate për vendin mund të ketë një mënyrë e tillë e qeverisjes. E rëndësishme është mobilizimi i tyre në kohën e zgjedhjeve për tu siguruar edhe një mandat, që ata të mund të vazhdojnë me kapjen dhe zhvatjen e shtetit.
Është koha e fundit që institucionet dhe politika e përgjumur kosovare të zgjohet nga gjumi dhe të ndërmerren hapa konkret në drejtim të përmirësimit të gjendjes ekonomike ekzistuese, luftimin e nepotizmit dhe avancimeve e punësimeve partiake e familjare (nëse këto fenomene mund të luftohen nga ata që i krijuan), nëse dëshirohet që Kosova të ketë minimumin e zhvillimit të qëndrueshëm demografik, social e ekonomik dhe para shpërthimit të ndonjë revolte qytetare sepse siç thotë shkrimtari i madh Ismail Kadare , “ Durimi i njeriut mbaron atëherë kur e kupton që injoranca e tjetrit nuk ka asnjëherë fund.
Në të kundërtën pasojat do të jenë shumë të pavolitshme dhe dramatike të cila mundë të sjellin edhe rrezikimin e qenien dhe sigurinëkombëtare. Paralajmërimet e para tash më i kemi marr nga institucionet e ndryshme ndërkombëtare nëse arrijmë ti kuptojmë.
(Autori është doktor i shkencave të gjeografisë-demografisë)