Çështjet politike i kanë pamundësuar Kosovës që të jetë pjesë e shumë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.
Njëjtë sikur mos anëtarësimi i vendit në Interpol dhe Europol, po ndodh edhe në Unionin për Bashkëpunim Gjyqësor të Bashkimit Evropian (EUROJUST)., vlerësojnë njohësit e çështjeve të drejtësisë në vend.
Ehat Miftaraj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, pohon se Kosova ka pasur disa tentativa për anëtarësim në Eurojust por, sipas tij, ky mekanizëm nuk e ka parë akoma Kosovën si vend atraktiv për ta nënshkruar një marrëveshje. (Gazeta Tribuna)