Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Si të tillë na trajton SHBA-ja, dhe si të tillë na trajtojnë mbi 100 shtete anë e kënd botës që na kanë njohur.
Kjo e arritur epokale është ndërtuar me mund e sakrificë, dhe nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e aleatëve tanë.
Por na takon neve, si Kosovë, që të sillemi si shtet. Të matur, të mençur, të përgjegjshëm.
Politika jonë kombëtare nuk duhet të diktohet nga ajo se çka thotë, apo mendon Serbia. Çka humbë, apo çka fiton Serbia.
Imagjinojeni sikur kjo mendësi të mbizotronte tek klasa politike në vitin 1999 apo 2008.
Ne duhet të jemi të motivuar dhe të përqëndruar në atë çka mund të arrijë, dhe çka të rrezikon të humbas Kosova.
Kosova meriton më mirë.