Politika nuk kërkon akademikë, por njerëz të emancipuar politikisht dhe të mobilizuar e të përkushtuar për t’i sjell progres vendit. Kosovës i duhen politikanë që nuk iu vete mendja tek pagat e larta e të shumëfishta, por tek hallet e popullit dhe tek problemet e vendit.
Nuk ka kuptim që qytetarët të jenë të varfër e politikanët të jenë të pasur. Kapitalizmi e ka me përparu individi në bazë të dijes dhe vlerave tjera që ka, por kapitalizmi nuk e ka dikush me i pasë disa paga nga buxheti i shtetit e dikush me u sjellë rrugëve megjithë kualifikimin intelektual e profesional që ka.
Kapitalizmi e ka me kriju vende pune për vete, por edhe për të tjerët. Kapitalizmi ka rregulla të ashpra që sigurojnë konkurrencën fer mes njerëzve dhe që krijojnë mundësi progresi për secilin. Ata që marrin rrogë në fakultet, rrogë në Akademi, rrogë në parlament, nuk janë akademikë as nuk janë profesorë të vërtetë. Profesioni i vërtetë i tyre është hajnia, zhvatja, përvehtësimi i fondeve publike. Të ashtuquajturit akademikë të tillë pengojnë echenne shtetit përpara, pengojnë nxjerrjen dhe zbatmin e ligjeve që sanksionojnë veprimet e tilla jo etike dhe të pamoralshme.
Politika s’ka nevojë për tituj shkencorë, por për njerëz të vyer e të rryer në jetë që kryejnë çdo detyrë që e marrin si ushtarët e mirë në beteja. Politika është terren i vështirë për akademikët, prandaj ata gjithnjë dalin të sfiduar nga njerëz me dije mesatare. Akademikët janë të vetëdijshëm për këtë kur marrin turr kah politika, por ata duan t’i maksimalizojnë përfitimet e tyre financiare nga titujt që kanë. Këtë e arrijnë në vendet e prapambetura si Kosova, ku nuk çmohen dijet dhe kualitetët e vërteta profesionale e personale, por titujt dhe gradat shkencore që shpesh dalin të jenë të paverifikuara.