Autoritetet e Kosovës kanë bërë një listë të serbëve që u ndalohet hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të deklaratave antishqiptare e raciste, megjithatë pjesa më e madhe e tyre i kanë thënë gazetës serbe “Kurir” se nuk i intereson ndalesa fare dhe në Kosovë do të vijnë sa herë t’ua dojë qejfi.
Në listën e gjerë të “persona non grata” janë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme Aleksandar Vulin e Nebojsha Stefanoviq, ish –shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisha Dikoviq (i akuzuar për krime lufte në vendin tonë) dhe lideri i Partisë Radikale serbe Vojislav Sheshel.
Kryeministrja serbe Ana Bërnbiq, lidhur me ndalesën ka thënë se nuk është shumë e brengosur dhe shpreson se do t’i mundësohet ta vizitoj Kosovën kur ajo të ketë dëshirë, shkruan Kurir transmeton lajmi.net.
Njëjtë është shprehur edhe ministri serb i mbrojtjes Vulin, i cili thotë se në Kosovë mund të hyjë kur t’i teket dhe mund shkojë në cilindo vend të saj.
“ Shqiptarët këtë e dinë mirë, kanë provuar shumë herë pa sukses të më gjejnë e të më arrestojnë kur ka shkuar ta vizitojë popullin tim në enklava. Se a do të shkoj dhe kur do të shkoj deri në Prishtinë ose deri në Gjakovë, le të mbetet preokupim te Šiptarët (siç i quan ai) dhe te policia e tyre. Një gjë është e sigurt, nuk do të bëj asgjë që do ë rrezikonte serbët në Kosovë”, ka thënë Vulin.
Tutje ai ka thënë se me këto lista të ndalimit, tregohet frika dhe pafuqia, sepse populli serb në Kosovë ka refuzuar at braktisë shtetin e vet (serb) dhe institucionet e tij:
“Šiptari e dinë cilët janë njerëzit që u besojnë serbëve dhe atyre nuk duhet t’iu lejohet lëvizja e lirë. Në Kosovë nuk iu ndalua hyrja Gjillasit, Jeremeiqit, Stafanoviqit dhe luftëtarë të tjerë për Kosovë të tërësishme e të pavarur”, ka thënë Vulin.
Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq, ndalesën për hyrje në Kosovë e sheh si mirënjohje për luftën për shtetësi e sovranitet të Serbisë.
“Le të bëjnë ç’të duan, por kjo nuk do të na pengojë që t’i ndihmojmë popullit tonë kur ai të jetë i rrezikuar. Gjithsesi do të vazhdojmë të udhëheqim politikë përgjegjëse e do të dimë ta mbrojmë popullin tonë pa marrë para sysh për hapat që do t’i marrë Kosova”, ka thënë Stefanoviq.
Kurse, Shesheli ka thënë se kjo është ndalesë e dyfishuar për të, pasi, ka treguar ai, në vitin 2002, para shkuarjes në Hagë KFOR-ia ia kishte ndaluar hyrjen në Kosovë dhe e kishte kthyer mbrapshtë nga kufiri:
“Qe ngas ajo kohë nuk kam qenë në Kosovë, por i porosis autoritetet në Prishtinë se një ditë atje kam për të shkruar i armatosur”, është kërcënuar Shesheli.
Ish -kryeushtaraku serb Dikoviq thotë të mos jetë i befasuar me këtë ndalesë:
“Nga ata në të ardhmen mund të priten gjëra edhe më të këqija. Me këta hapa, ata përforcojnë pozitën e vet te popullata e tyre, sepse lufta kudër serbëve është shumë e popullarizuar”, ka thënë Lubisha Dikoviq i cili nga Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Natasha Kandiqi i akuzohet për shumë vrasje në Kosovë.