Në Kuvendin e Kosovës, ka shumë deputetë që agjerojnë muajin e Ramazanit
Emri e ka Eman.
E nëse përkthehet në shqip do të thotë besim.
Por, jo vetëm nga emri, deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, njihet edhe si besimtar në jetën e përditshme.
Emani është në mesin e deputeteve nga partia fituese e 14 shkurtit, që agjëron në muajin e Ramazanit.
E përvec tij, nga Vetëvendosje, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë.
Fitim Uka, Labinotë Demi – Murtezi, Mefail Bajçinovci, Fitim Haziri e shefja e grupit parlamentar të VV-së Mimoza Kusari, janë në mesin e deputetëve që agjerojnë në muajin e Ramazanit.
Ndërsa, përvec tyre, sipas Rrahmanit, ka edhe deputetë të tjerë që agjërojnë nga VV.
E a agjërojnë apo jo, gjatë gjithë të premtës, nuk e kanë konfirmuar apo mohuar, ministrat në qeverinë “Kurti 2”.
I vetmi që është përgjigjur, është ministri për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, i cili tha se agjëron muajin e Ramazanit.
Ndërkohë deputetë me Ramazan, ka edhe në subjektet e tjera.
Behxhet Pacolli, Mërgim Lushtaku, Uran Ismaili e Ganimete Musliu, janë në mesin e deputetëve që agjërojnë në këtë muaj.
Ndërsa në mesin e deputetëve që agjerojnë, është edhe deputetja boshnjake, Dude Balje.
Ndërsa, një përgjigje të tillë, nuk e kanë dhënë nga AAK-ja dhe LDK-ja.
E nësë e mbajnë Ramazanin, T7 ka pyetur edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.
Por nga kabinetet e tyre, kanë thënë që kjo është një informatë personale që u takon vet të përmendurve ta bëjnë publike apo jo.
Ajo që dihet është se as Kurti as Osmani nuk agjerojnë.