Me vendime të pakuptueshme dhe po ashtu me zgjidhje të tilla për bazamentin e murit afër urës në Ibër, Prishtina po e do tërheqjen e vëmendjes së opinionit nga problemet e veta – Qeveria nuk është stabile, shkalla e papunësisë në Kosovë është 60 për qind dhe po afrohen zgjedhjet e parakohshme, thotë Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës veriore, transmeton Koha.net.
“Muri po shfrytëzohet për qëllime ditore politike nga politikanë shqiptarë të cilët publikun e vet duan ta largojnë nga mosplotësimi i detyrimeve që kanë marrë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe”, citon “Veçernje Novosti” të ketë thënë Rakiq.
Edhe pse afati për hapjen e urës është 20 janari, Rakiq ka thënë se punët në ndërtimin e rrethrrotullimit dhe në rrugën Kralj Petar kanë pushuar, pasi Ministria e Kosovës për Planifikim Hapësinor ka marrë vendimin për rrënimi e murit e kur filloi ulja e lartësisë së murit edhe vendimin për ndalimin e të gjitha punimeve.
Prefekti thotë: Ura kryesore nuk do të hapet pa përfundimin e zonës për këmbësorë në rrugën Kralj Petar dhe derisa të mos krijohen bazamentet kur të fillojë qarkullimi.
Nëse Prishtina bën hapa të njëanshëm, Rakiq kërcënon se edhe Kuvendi lokal do të marrë vendime e ai është heqja e rrethrrotullimit afër Urës.