Politikani djathtist gjerman bën thirrje për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gjermania

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Djathtiste Gjermane në Parlamentin e Berlinit, Gunnar Lindemann, nepërmjet rrjetit social facebook ka bërë thirrje se shteti gjerman duhet ta shqyrtoj tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës.

Me këtë rast Lindemann thekson se Kosova është shndërruar në fortesë të ISIS-it, duke pasur numrin më të madh të luftëtarëve në Evropë që i janë bashkuar ISIS-it.

Tutje ai shtoi se 140 kisha katolike janë djegur dhe shkatërruar.

Përfaqësuesi i AFD ndër të tjera tha se Qeveria Federale duhet ta shqyrojë tërheqjen e njohjes nëse dëshiron një Evropë të qëndrueshme, percjell KlanKosova.

“Gjermania si shumica e vendeve të Bashkimit Evropian ka njohur Kosovën në vitin 2008”, ka shkruar ai tutje.Njohja duhet të rishqyrtohet duke pasur në konsideratë gjendjen e ekonomisë, nëse qeveria federale është e interesuar për një situatë të qëndrueshme në Evropë”, shkroi Lindemann.

Të ngjashme