Kreu i rajonit të “Lindjes së Madhe” të Francës ka përshkruar shkallën e ulët të vaksinimit për COVID-19 në vend si “një skandal shtetëror”.
Duke folur për kanalin televiziv France 2 të hënën, politikani francez Jean Rottner nënvizoi “vuajtjet e mëdha” në zonën e tij dhe tha që donte që rajonet të “merrnin përsipër” shpërndarjen e vaksinës nga qeveria kombëtare.
Sipas të dhënave më të fundit të vëna në dispozicion nga agjencia shëndetësore franceze më 1 janar, 516 njerëz janë vaksinuar në vend. Vaksina e parë u administrua në Francë në 27 dhjetor, raporton CNN.
Në fillim të dhjetorit, kryeministri francez Jean Castex tha se 1 milion njerëz do të mund të vaksinohen deri në fund të janarit.
Rajoni i “Lindjes së Madhe” është goditur veçanërisht rëndë nga vala e dytë e Francës e koronavirusit. Është një nga 15 zonat administrative në Francë ku qeveria ka vendosur orë policore nga 18:00 në një përpjekje për të frenuar rastet.
Ne jemi duke e tallur veten sepse sot, vaksinimi është bërë më i komplikuar sesa blerja e një veture ”, tha Rottner.