Politikani malazez, Nebojsha Medojeviç, përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se Mali i Zi ka të drejtë të kërkojë territorin e Kosovës, pasi sipas tij, ishte ushtria malazeze e Mbretit Nikola që e çliroi atë gjatë luftërave në Ballkan.
Medojeviç ka thënë se territoret që po hartohen sipas, siç tha ai, të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, në fakt janë malazeze.
Ai theksoi se në qoftë se Serbia do t’i japë territorin e Kosovës, Shqipërisë, Mali i Zi ka të drejtë ta kërkojë atë, madje vetë Serbia duhet t’ia jap këtë territor Malit të Zi.
Medojeviç, i cili ishte kandidat për president në vitin 2008, gjithashtu tha se Kosova është një territor për të cilin ushtria malazeze ka derdhur gjak në luftimet kundër Perandorisë Osmane, shkruan blic.rs, transmeton Klan Kosova.