Si t’ja filloj këtë shkrim, ndoshta me thënien e famshme; Houston we have a problem! (Houston ne kemi një problem!)
Fragment nga radio-komunikimet mes astronautëve Jack Swigert dhe Jim Lovell, me Qendrën e Kontrollit të Misionit të NASA-s gjatë fluturimit hapësinor Apollo 13, në vitin 1970, derisa ata komunikonin problemet serioze në anijen e tyre kozmike, dhe kjo fjali tanimë ka hyrë në fjalor dhe përdoret për rastet kur jemi pranë një problemi mjaft serioz!
Ndërsa në Kosovë, me dekada kemi probleme serioze me investimet dhe gjenerimin e bizneseve ndërkombëtare për investime në Kosovë, dhe askush nuk merret me këtë seriozisht, prandaj se paku ta pranojmë, se me të vërtet…“Houston KEMI PROBLEME!
Në fakt, Kosova përballet me problemin e të njëjtës natyrë që nga Pavarësia e këtej, treguesi kryesor janë investimet, apo bizneset që preferojnë shtetet fqinje!
Bizneset, apo brendet e njohura, siç ka ndodhur me vite, e anashkalojnë Kosovën, dhe askush deri më sot nuk merret me këtë fenomen, të paktën jo seriozisht, por vetëm për fushata elektorale dëgjojmë lloj-lloj premtimesh në stilin e romanit të famshëm të Servantesit dhe tragjiko- komedise së personazheve legjendare, Sanqo-Panqos dhe lufta me ‘mullirin e eres’
Duhet analizuar me qetësi dhe kjartësi, pse bizneset serioze kanë përfunduar në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Mal të Zi…e jo tek ne?
Pse, si është e mundur kjo?
Për më tepër, Kosova, ndryshe nga rajoni, ka një popullsi më të re në moshë, dhe më të fiksuar pas teknologjisë dhe internetit si fenomen, (në opinionin e mëparshëm përmenda statistikat zyrtare, ku rreth 97% e popullsisë që Kosova ka akses në internet!
Ky fenomen ka të bëjë me politikëbërjen tonë, e cila qëllimisht apo për ndonjë qëllim tjetër ka arritur të ‘friksojë’ çdo biznes serioz, dhe tani i vetmi Festival që ka rëndësi të jashtëzakonshme në imazhin e Kosovës, por jo vetëm, dështon!.
Këto evente janë një ‘infuzion ekonomik’ në ringjalljen e bizneseve të vogla dhe të mesme, duke filluar nga Gastronomia, Bar-kafetë, Hotelieret, dhe kjo ngjarje do t’ju sjellë jo pak fitime të mirëpritura nga dëshpërimi pandemik!
Por edhe Shteti, apo Bashkia do të rrisnin të ardhurat nga pagesat e taksave, nga shitjet e bizneseve të përmendura më sipër!
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Dua Lipa tani është një yll botëror, dhe sipas Forbes pasuria e saj vlerësohet rreth 50 milionë dollarë.
Për më tepër, në të dy festivalet e kaluara ‘Sunny Hill’ vetëm nga postimet e Duas në rrjetet sociale (mbi 50 postime dhe mbi 100 story në Instagram) si dhe artikuj të ndryshëm në prestigjiozët The Times, Washington Post, The Guardian etj, ku publiciteti i Prishtinës (Kosovës) si një vend që jo vetëm ia vlen të vizitohet por edhe të investohet, ka qenë i jashtëzakonshëm!
Disa thonë shkaku I ‘tokës dhe kushtet e Festivalit’?
Shikoni, secili Festival ka kushtet e veta, sa për ilustrim;
Festivali tashmë me famë botërore, Exit Festival, i cili mbahet çdo vit në Novi Sad, në fillim ka pasur shumë debate dhe politika atje ka arritur t’i sigurojë festivalit hapësirën e kërkuar, dhe kjo pikërisht tek Kalaja e Vjetër e qytetit, (*lokacion nën mbrojtjen kulturore dhe të trashëgimisë!)
Ndaj,
është koha e fundit që politika të hap rrugë, dhe jo ta sabotoj popullin e vet, në fund fare shikoni se çfarë dëmi kemi në procesin e vizave me ‘demarkacionin’ që në fund u votua ashtu siç kërkonte Bashkimi Evropian, por në fund populli është duke paguar çmimin e izolimit, ndërkohë që shumica (nëse jo të gjithë) e politikanëve kanë pasaporta, të të njëjtit vend në të cilin, Dua Lipa zgjodhi të performojë këtë vit….ironike apo jo?
*Autori eshte konsulent dhe redaktor i portalit ‘thejournalbiz.com’