Skena politike dhe liderët janë të ndërtuar që të dramatizojnë politikën dhe të shkaktojnë debate dhe dëme përtej agjendes… Politikë e prirur të shkaktojë kriza në çdo moment.
Peng nga grupet dhe interesat e njerezve te fuqishem ne politike, institucione, agjenci e borde te pavaruara, nderrmarje publike e sindikata, lideret po dramatizojne zhvillimet rreth dialogut dhe mardhenieve me miqet, vizave etj.
Dialogu me Serbine duhet te trajohet si proces politik i cili mund te kete epilog por me shume gjase edhe mund te mos kete. Lideret duhet te flasin hapur per opcionet dhe qendrimet e Vendeve kryesore dhe bisedojne me vete se cka duan nga ky process.
Kryeministri Haradinaj duhet te suspendoj taksen sepse ka arrite qellimin, qe Amerika te jete e involvuar dhe tani me SHBA-te jane me te involvuara se kurre….
Konferenca per permbylljen e dialogut me Serbine eshte menduar para nje viti, fillimisjt e propozuar dhe ofruar nga Presidenti Macron, por ajo do te mbahet vetem nese dialogu avanson dhe per kete ende nuk dihet. Prandaj kerkesa e kryeministrit eshte ne kuader te diskutimeve nderkombetare per kete teme dhe asgje kercenuese.
PDK dhe AAK duhet ta stabilizojne qeverine dhe merren me buxhetin, grevat e reformat dhe nese se bashku me partite tjera dhe LDK e VV te bisedojne per dy temat e medha…
Sot nuk ka asgje me te rendesishme se kalimi i buxhetit, arsimi, shendetesia dhe refomat.
Nese subjektet duan te shkojne ne zgjedhje atehere te ulem per tri tema: dialogun me Serbine, reformat per reformimin e sistemit politik dhe administrates publike, ligjin per qeverine, rregulloren e kuvendit dhe zgjedhjet.
Por nuk mund te bie qeveria pershak te mungeses se vullnetit per reforma, krizave te brenshme apo debatit per tema te cilat shkojne pertej agjendes dhe mandatit te nje shumice te thjeshte parlamentare.
Per mos me ndodh kjo ne te ardhmen nje pakete e gjere e qeshtjeve duhet te zgjidhet…