24 lëndë të terrorizmit përfunduan për dy vjet – OSBE vlerëson punën e institucioneve

Prishtinë | 19 Sht 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Misioni i OSBE-së ka prezantuar raportin për mënyrën se si trajtohen rastet e terrorizmit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Raporti analizon gjetjet e OSBE-së pas një periudhe trevjeçare të monitorimit të rasteve të terrorizmit prej vitit 2018-2020. Gjithashtu raporti ka ofruar rekomandime për hapat korrigjues që duhet të ndërmerren nga institucionet kyçe në Kosovë. 

Parandalimi dhe luftimi i terrorizmit mbetet një nga prioritetet e deklaruara strategjike të Qeverisë së Kosovës, me zotime e bëra publikisht për t’i përforcuar më tej mekanizmat ekzistues dhe për t’iu përshtatur trendëve dhe dinamikave aktuale të kërcënimeve terroriste.

Kirsty Brimeloë avokate në Britaninë e Madhe ka shpalosur raportin në fjalë.  Ajo lavdëroi institucionet të cilat sipas saj, po bëjnë punë të shkëlqyer në luftën kundër terrorizmit.

“Terrorizmi një gjykatë ndërkombëtare ka vënë re se terrorizmi është thelb pa një domethënie. Terrorizmi nuk është vetëm kryerja e aktit, por përpjekja e përhapjes së terrorit dhe frikës. Ka rrezik për të minuar në punët e Qeverisë dhe mund të jetë me pasoja në përhapjen e frikës tek popullata”, tha ajo. 

“Ka qenë e rëndësishme që të merren storiet e tyre dhe përgjithësisht institucionet në Kosovë janë tregues kryesor që institucionet kosovare janë të gatshëm për t’u përgjigjur çdo lloj sulmi terrorist”.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, tha se lufta kundër teorizimit evoluon nga koha në kohë, prandaj kërkoi që edhe reagimi institucional të ndryshojë.

“Ajo që dëgjuam nga raporti është se duhet të ju ofrojmë një element të jemi me fat që i monitorojmë Gjykatat dhe mbledhim të dhëna, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me terrorizmin. Kërcënimi nga terrorizmi evoluon tërë kohën dhe duhet të ndryshojë edhe reagimi ndaj tij, pra reagimi duhet të jetë në bazë të ligjit. OSBE do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet dhe t’i mbështes rekomandimet e dala nga ky raport”, ttha Michael Davenport.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se marrë parasysh punën që po bëjnë institucionet në Kosovë, po vlerësohet nga raportet e ndryshme ndërkombëtare.

“Kuadri ligjor në Kosovë konsiderohet në përputhje me instrumentet ndërkombëtare mbi antiterrorizmin, duke përfshirë dekriminalizimin e luftëtarëve të huaj përmes ligjit të veçantë që Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në vitin 2015. Dhe raportet ndërkombëtare siç është Raporti i Progresit e kanë vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës në luftimin e radikalizmit”.

Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Vilard Bytyqi, tha se gjatë viteve 2021-2022 janë zgjidhur 24 lëndë të kësaj fushe, ndërsa vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, janë zgjidhur 8 të tilla.

E prokurori i Prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu, tha se falë punës së institucione kanë arritur të parandalojnë sulmet terrorizmi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme