Abrashi: Kushtetuesja të vendosë sa më shpejt, të hapet rruga për funksionim të institucioneve

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 14:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se shpresojnë që Gjykata Kushtetuese të marr vendim sa më shpejt për çështjen e mandatarit, në mënyrë që sipas tij të hapet rruga për funksionim të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit.

Abrashi këto komente i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, Shkencë, Kulturë, Rini, Inovacion e Sport. 

Abrashi tha se ata si LDK do ta pranojnë këtë vendim, ndërsa theksoi se njësoj duhet të veprojnë edhe partitë tjera.

“Jo vetëm ne si LDK por edhe partitë e tjera duhet ta pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj se ditëve të fundit ose javëve të fundit ka pasur vërejtje sepse disa subjekte nuk i kanë pranuar vendimet, ose kanë shfaqur tendenca të mos pranimit të vendimeve ose vet aktgjykimeve në raste të veçanta dhe mendoj se kjo nuk është mirë për sistemin kushtetues të Kosovës. Ata të cilët nuk i respektojnë këto aktgjykime apo vendime të Kushtetutës, po veprojnë jashtë rendit kushtetues”.

Ai duke folur për punën e Komisionit për Arsim tha se në mbledhjen e javës së ardhshme, do të ftohen edhe rektorët e universiteteve publike.

“Synojmë që në kompetenca tonat si Komision i Arsimit t’i shtyjmë proceset përpara. Komisionet kanë filluar të mblidhen e të punojnë dhe kjo është ë mira e kësaj. Fatkeqësia është që seancat nuk po funksionojnë në kapacitet të plotë dhe kjo lidhet me vet mosionin e mosbesimit. Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese shumë shpejt të merr vendim, në mënyrë që të hapet rruga për funksionim të plotë edhe Qeverisë edhe Kuvendit”.

Të ngjashme