Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, është takuar me përfaqësuesit e agrobizneseve në një nga lokalet e qytetit të Gjilanit ku aktualisht po mbahet një takim i brendshëm, raporton Ekonomia Online.
Qëllimi i këtij takimi me bizneset është për të biseduar për perspektivat ekonomike në rajon dhe çfarë do të thotë ky lloj i mbështetjes së BE-së për punësim dhe krijimin e kushteve për të rinjtë që të mbesin në rajon.
Bizneset me mbështetjen e Bashkimit Evropian, do t’i mundësojë praktikën 100 të rinjve nga Kosova të cilët praktikën do ta zhvillojnë brenda kompanive vendore.
Kjo është bërë e mundur përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe akti i nënshkrimeve u bë praninë e shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
LEXO EDHE: BE-ja mbështetë praktikën e 100 të rinjve të Gjilanit në kompanitë vendore