Kryeministri Albin Kurti e ka lënë në gjysmë një konferencë për media për t’u nisur drejt Tiranës, në takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ai, personalisht, tha se ka diçka urgjente kur doli nervoz pas një takimi me Rrahman Jasharajn por s’tregoi se ku po niset. Zyra e tij s’dha detaje. Çka mund ta ketë çuar shefin e qeverisë në Shqipëri?
Me gjasë, hera e fundit kur janë takuar Kryeministri Kurti e Edi Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive më 20 qershor.
“Vendet tona nuk i bënë bashkë thjesht interesi, por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë. Aq sa na bashkon historia, gjuha dhe kombi, aq duhet të na lidhë bashkëpunimi institucional në çdo fushë, bashkëpunim ky që lehtëson dhe përmirëson jetën e qytetarëve tanë dhe që rrit besimin social ndërmjet qytetarëve në të dyja anët e kufirit”, ishte një fjali e Kurtit nga mbledhja.
Ndërkaq, Edi Rama, atë ditë pos pjesës institucionale, bëri gallatë me deklaratën për një qen që po lehte teksa ai parakalonte para togut të FSK’së.
Kryesisht, dy Kryeministrat nuk kanë raporte të mira mes vete. Ato janë acaruar pas aktivizimit të Vetëvendosjes në Shqipëri dhe pjesëmarrjes në zgjedhje. Kurti ka qenë kritik ndaj Ramës për shkak të bashkëpunimit të tij ish -Presidentin Hashim Thaci duke e parë si bashkëpuëntorë në fazën kur disktohej marrëveshja Kosovë -Serbi me këmbim territorersh. Së voni retorika mes dy palëve është ashpërsuar për shkak të Ballkanit të Hapur. Rama ka insistuar që Kosova t’I bashkohet Balkanit të Hapur ndërsa Kurti ka thënë se nuk mund t’I bashkohet një iniciative që ka nisur në Novi Sad dhe ku dominon Serbia.
Për këto arsye, udhëtimi I paparaljmëruar I Kurtit drejt Tiranës ka befasuar.
Çka mund ta ketë cuar Kurtin në Tiranë?
Të martën është bërë e ditur se më 12 tetor Kryeministri Rama do t’i drejtohet, Këshillit të Evropës, për raportin e Dick Marty, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.
Në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK. Rezoluta kundër Dick Marty më pas iu përcoll Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke i kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare që të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për udhëheqësit e UÇK-së.
Nuk dihet nëse kjo vizitë ka të bëjë me ndonjë koordinim rreth kësaj cështjeje.
Po ashtu, ditëve të fundit dy vendet janë përballur me sulme kibernetike. Shqipëria për këtë ka këputur marrëdhëniet me Iranin.
Ndërsa, Kosova nuk e ka emëruar ende fajtorin.
Po të njëjtën ditë kur Kryeministri Kurti shkoi në Tiranë, Qeveria e Kosovës doli me një njoftim se “në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit”.
Njohësit e kibernetikës thanë se sulmet kibernetike ndaj Kosovës dhe Shqipërisë po ndodhin nga vende të njëtja.
Një arsye tjetër që mund ta ketë cuar Kurtin drejt Tiranës është edhe marrëveshja Kosovë -Serbi e cila po kërkohet që të ndodhë shpejt.
Në Kosovë dhe Serbi kanë qëndruar dy zyrtarë të lartë të Francës e Gjermanisë të cilët me gjasë po kërkojnë një marrëveshje të shpejtë.
Nuk dihet nëse Kurti do të mbështetet dhe do të llogarit në Ramën për finale me Serbinë.
Kur Kurti e Vuciq u dakorduan për qarkullimin me letërnjoftime, Rama u deklarua menjëherë duke uruar që dialogu të kalojë në një nivel të ri.
“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji. Pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”