Danas shkruan për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 10:32 | Nga Ekonomia Online

E përditshmja beogradase “Danas” ka shkruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen sot për zgjedhjet e kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës: Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Mediumi serb ka bërë të ditur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa ka theksuar se tre parti nga Kosova përfshirë kështu edhe Listën Serbe do të garojnë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme me gjithsej 12 kandidatë.

Në Mitrovicën e veriut, qytetarët kanë mundësinë të zgjedhin një nga tre kandidatët – Goran Rakiq nga Listës Serbe, Erdan Atici nga Vetëvendosja dhe Gonxhe Çaushi nga PDK.

Kandidatët e listës serbe janë në Zveçan – Vucin Jankoviç, Zubin Potok – Srdjan Vuloviç dhe Leposaviq – Zoran Todic.

Në nëntor të vitit të kaluar ata dhanë shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Të ngjashme