Ilir Deda nga Alternativa ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi duhet të japin dorëheqje.
“Një udhëheqësi që e rrezikon ekzistencën e vendit të vet nuk mund të qëndrojë më në pozitë. E bashkë me ta duhet të shkojë edhe Hashim Thaçi”, ka shkruar Deda në profilin e tij në Facebook.
Ky reagim i Dedës vjen pas zhvillimeve dramatike që ndodhën mbrëmë në Kuvendin e Kosovës.