Deputetët kërkojnë lirimin e Nezir Mehmetajt, thonë se mund të gjykohet në Kosovë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 12:38 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka shqyrtuar Raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes që ishte e mbyllur për medie, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se në mbledhje është diskutuar edhe për mbajtjen e Nezir Mehmetajt nga autoritetet serbe.

Ai ka sqaruar se ka kërkuar që ai të lirohet dhe të gjykohet për krime të supozuara nga drejtësia e Kosovës.

“Morëm zotimin se një qytetar, Nezir Meheraj gjendet në burg në Serbi dhe sikurse që institucionet e Kosovës nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, kërkuam që ai t’i përgjigjet institucioneve tona, për ndonjë krim të mundur sepse ne kemi institucionet tona dhe e kemi Gjykatën Speciale, e jo të mbahet në burgjet e Serbisë”, tha Berisha.

“Në këtë komision patëm Bujar Sadikun ushtruesin e detyrës e drejtorit për Agjenci për Informacion dhe Privatësi, ku na njoftoj për problemet e veta, ku ishte e nevojshme zgjedhja e një koordinatori, sepse pa zgjedhjen e tij s’ka as komision dhe kishte probleme. Ne u zotuam dhe i dhamë përkrahje që të zgjidhet sa më parë komisioneri “, tha ai.

Ai ka sqaruar se në javën e ardhshme për raportim është ftuar ministri i punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Të ngjashme