Dy orë takim, veteranët akoma në zyrën e Kurtit

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

Edhe pas dy orësh, nuk ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së kanë arritur rreth orës 9 në qeveri për t’u takuar me kryeministrin Kurti.

Kurti dje, pas protestave, deklaroi në Kuvend se të premten do të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës për t’i takuar veteranët.

Të enjten u mbajtën për herë të dytë para Kuvendi protesta të udhëhequra nga organizatat e veteranëve të UÇK-së.

Veteranët po protestojnë pasi nuk u përfshin në projektligjin për Pagën Minimale, i cili ka kaluar në lexim të parë, para disa ditësh.

Partitë opozitare, të cilat janë themeluar nga krahu i luftës, PDK dhe AAK, kanë përkrahur këto protesta, duke penguar mbajtjen e seancës së djeshme.

Ka pasur edhe përplasje gjatë debatit parlamentar, mes Kryeministrit Kurti dhe deputetëve të opozitës.

Të ngjashme