Haradinaj kthehet nga ShBA: E kemi bekimin e Amerikës për ushtri

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 14:02 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për medie në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është kërkesë e ShBA-së.

Haradinaj ka bërë të ditur se në takimet me zyrtarët amerikanë u kanë dhënë sqarimet e duhura për këto diskutime, duke përsëritur se Kosova duhet të qëndrojë në kufijtë aktual.

“Ka pasur interesim për pikëpamjet e Prishtinës, kemi dhënë sqarimet e duhura. Kanë shpreh pikëpamjet se një marrëveshje për njohje është me interes. Kosova është në kufijtë e 17 shkurtit 2008 dhe ne synojmë konsolidimin e brendshëm të Kosovës”.

“Kur flasim për sovranitet, edhe kufijtë janë sovranitet. Nuk kam hasë në vështirësi me asnjë palë biseduese.  Ju siguroj se nuk kemi arsye me u shqetësu. Nuk është sugjerim i amerikanëve ndryshimi i kufijve apo territoreve”.

LEXO Edhe: Thaçi mori mediet në veri, Haradinaj: Unë shkoj pa medie

Haradinaj dhe se tema kryesore në takimet e tij me zyrtarë amerikanë ka qenë siguria, ushtria,  anëtarësimi në INTERPOL dhe dialogu me Serbinë.

“Edhe për dialogun kam theksuar se është e nevojshme një marrëveshje ligjërisht obligative, por jo përmes lëvizjes së kufijve apo shkëmbimit të territoreve,” është shprehur Haradinaj.

Ai është shprehur se Kosova ka marrë bekimin edhe për formimin e ushtrisë.

“Kosova e ka bekimin e Amerikës prej Departamentin e Mbrojtjes për ushtirnë,” është shprehur Haradinaj.

Ai thotë se gjatë qëndrimit në ShBA ishte vetë i gjashti dhe se kishte mungesë të njerëzve që do të merreshin me protokollin.

“Vetë i gjashti, por nuk kanë mjaftu, kam pasë mungesë personeli. Nuk kem pasë shumë njerëz, i shohim edhe vendet e rajonit se si i mbushin me personel ato vende”.

Kryeministri Haradinaj ka mohuar mundësinë e vonesave në çështjen e liberalizimit të vizave, siç u shpreh ditë më parë edhe vetë presidenti, Hashim Thaçi.

“Nuk ka ndonjë vonesë, duhet të jemi të mobilizuar që të mos shtyhet jo aq gjatë por fare. Ekziston mundësia reale që mos të shtyhet fare. Kem punu me Holandën dhe vendet tjera për këtë temë dhe jemi në rrugë të mirë,” shprehet Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar qytetarët që protestuan, të shtunën, në mënyrë paqësore,  kundër idesë së Presidentit për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Ai ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje si organizatore të protestës, për mos prezencën e flamujve shtetëror.

“Falënderoj protestuesit sepse  me të vërtetë ishte një protestë paqësore, më shumë flamuj të Kosovës do ta kishin ndihmuar porosinë e ruajtjes së tërësisë territoriale dhe kufijve të vendit. Megjithatë ishte protestë paqësore dhe e dinjitetshme”.

Të ngjashme