Haradinaj: Padia nga Rama e papritur, di edhe gjëra të tjera…

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për një televizion nga Shqipëria lidhur me padinë për shpifje që shtroi  ndaj tij kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Haradinaj thotë se padia ishte e papritur.

‘’Padia ndaj meje ishte përtej parshikimeve të mia. Nuk  e kam lexu shkresën e tij, e di se cka  e ka shty. Çdo deklaratë që  e kam bërë, është e saktë dhe u qëndroj mbrapa. Ka edhe më shumë, por e kam kursy kombin. Di ende detaje rreth angazhimit të tij”, ka thënë Haradinaj, në emisionin “Çim Peka Live”.

‘’Përvoja ime me Ramën ka qenë jo e mirë’’.

Kujtojmë që Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, pasi ky i fundii e kishte akuzuar se bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiq duan ta ndajnë Kosovën.

Të ngjashme