Ish-kryesuesi i Bordit: AKP-ja ka shitur tokat nga një euro për ari, për këtë dhashë dorëheqje

Prishtinë | 15 Tet 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Blerim Rexha, është intervistuar nga Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit, Hajrullah Çeku, kërkoi ta di nëse është arritur objektivi i AKP-së.

“Nga dija juaj e përgjithshme dhe nga ajo që e keni përcjellë privatizimin, a mendoni se i ka arritur objektivat që i ka nis si fillim”, pyeti Çeku.

Ndërsa Rexha tha se ftesa për t’u intervistuar nga ky komision e ka habitur tej mase, pasi sipas tij, në krye të bordit të AKP-së,

“Edhe pse me habi e kam marrë ftesën sepse në një kohë të shkurtër e kam marr postin. Këtë pyetje është mirë t’ja bëni ndonjë profesori të ekonomisë. AKP nuk ka qenë në synim të zhvillim të vendit. Në këtë periudhë 20 vjeçar të AKP janë nuk e kam kryesuar bordin më shumë se dy herë”, tha ai.

“Në atë kohë ka pasur një debat të madh për AKP, për formën, dështimet dhe ky debat është përcjellë edhe në kuvend ku janë bërë ndryshime. Vendimi i parë i imi AKP ka pasur një derë të hekurt dhe vendimi i 9arë ka qenë që të shkurtohet që kam synuar që më këtë të rritet transparencë, në mënyrë që AKP të jetë në zhvillim ekonomik të vendit. Ka pasur edhe prej atyre që nuk i kanë pëlqyer këto vendime”.

“Sidomos shitja e aseteve dhe për këtë kam ngritur shqetësimin. Këtu ka filluar pakënaqësitë e bordit kinse unë jam kundër interesave të Kosovës dhe kundër zhvillimit të vendit. Ende besoj se kam qenë në shërbim të vendit”.

Anëtari i komisionit nga radhët e PDK, Gazmend Bytyçi pyeti nëse është realizuar ndonjë shitje në kohën e tij.  

Bekë Berisha nga AAK-ja kërkoi ta di se nga kush është përkrahur për tu zgjedhur kryesues i bordit.

“Jam zgjedhur me vendim të kuvendit dhe në datë 21 shkurt kur jam zgjedhur mund ti merrni transkriptet e deputetëve dhe aty mund ta dini se kush më ka përkrah e kush jo”.

Hekuran Murati nga VV-ja pyeti Rexhën nëse ka qenë anëtar i ndonjë subjekti politik në Kosovë.

“A keni qenë anëtar i ndonjë subjekti politik. A ka pasur konkurs për kryesues të bordit apo Qeveria ju ka propozuar”.

Rexha tha se ka qenë në anëtar i kryesisë në PDK, teksa shtoi se propozimi i tij në Kuvend është dërguar nga Qeveria, në kohën kur në ekzekutiv ka qenë Hashim Thaçi, raporton EO.

Fidan Rakaliu nga LDK-ja, pyeti nëse presioni për dorëheqje ka ardhur pikërisht nga ata që e kanë propozuar.

Ish-kryesuesi i Bordit të AKP-së, tha se një prej arsyeve të dorëheqjes së tij ka qenë shitja e një toke, 1 ari është shitur për 1 euro.

“50 hektarë janë shitur për 5 mijë euro. Kam votu kundër, kam marrë vota që me e ndalë këtë shitje. Ka pasë edhe kësi raste. Nuk kam pranuar me nënshkru me këso kushte. Kam thënë që nuk e nënshkruaj dhe jam larguar”, ka deklaruar Rexha.

Ai ka thënë se atë kohë kishte një fushatë kundër tij dhe jo vetëm në media.

Të ngjashme