Kastrati i PSD-së: VV-ja, punësimet dhe lajmet i bënë veç për partinë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i PSD-së, Gëzon Kastrati, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë hapur televizion partiak në emër të “informimit të drejtë të opinionit” e duke e quajtur TVV.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kastrati ka thënë se ndryshe nga partitë tjera, VV-ja e bëjnë publikisht e ashiqare në emër te çkapjes duke futur njerëz “të ditur” të partisë.

Postimi i plotë i tij:

Ajo qe kemi thene per nje kohe te gjate rreth VV-se per cdo dite po deshmohet si e vertete, per ata qe kane vesh per me degju e sy per me pa.

Keta (VV) nuk e bejne kapjen e shtetit ne format e ketyre partive te tjera me familjare e te aferm e te kamufluar me zgjedhje ne konkurse formale por e bejne publikisht e ashiqare ne emer te ckapjes duke futur njerez “te ditur” te partise. E kemi pare me cdo bord te seciles ndermarrje qe e kane zgjedhur.

Njejte, keta (VV) nuk mundohen te kapin ndonje televizion aty ketu per t’i mbajtuar anen sikur qe benin keto partite tjera. VV hap televizon partiak ne emer te “informimit te drejte te opinonit” e duke e quajtur TVV.

Nese partite e tjera neper disa konkurse punesimi e pranonin edhe dike te pavarur sa per te kamufluar te vetet apo edhe neper disa televizone lejonin lajme te pavarura sa per te kamufluar lajmet qe i konvenonin, VV-ja shkon shume pertej ketyre. Edhe punesimet edhe lajmet i bene vec per partine, ne emer te luftes ndaj te tjereve por kryekeput per vete.

P.s. Pasi kane fillu me qene mode keta emrat T7 e K10, u habita qysh nuk e kane quajtur televizionin TVV51 me tregu qysh na i pasken 51%. E pastaj me ndryshu kete emer sahere dojne me propagandu dicka.

Të ngjashme