Kelmendi tallet me Kurtin: Albini e paska qëllim të bëhet shkrimtar, e jo Kryeministër

Prishtinë | 17 Jan 2020 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, ka ironizuar me letrat e gjata të Albin Kurtit, duke thënë se lideri i VV’së paska dashur të bëhet shkrimtar, e jo Kryeministër, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, Kelemendi ka thënë se duke shkruar kaq shumë, herë për Thaçin e herë për Mustafën, Kurti mund ta botojë një roman.

“Ne duke pritë që Albini dëshiron të bëhet kryeministër, ky e paska pasur qëllimin të bëhet shkrimtar.
Duke i shkruar çdo dy-tri ditë nga një kapitull, herë për Thaçin e herë për Mustafën, shpejtë e boton një roman”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot VV e ka refuzuar ofertën e LDK’së për koalicion, duke e quajtur këtë të fundit parti monarkike.

Oferta e LDK’së ka qenë që numri i ministrive të mos rritet dhe ato të ndahen 5 me 5, si dhe të marrë postin e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.

Të ngjashme